Kronika

Atentati në Laç dhe tritoli në Tiranë, dyshimet për lidhje mes ngjarjeve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 31/05/20 |
mapo.al

Bujar Lika, 37 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Hasani është cilësuar nga policia si shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Laç, ku humbi jetën edhe 53-vjeçari Paulin Gjergji si dhe u plagos 21-vjeçar Kreshnik Tusha.


Mësohet se Bujar Lika ka qenë i përfshirë në vrasjen e 2015 në zonën e Linzës ku në parkingun e një restoranti u ekzekutua me plumb në kokë, Enton Nikaj. Kjo ka bërë që policia të ngrejë si pistën kryesore të hetimit, një hakmarrje për ngjarjet e së shkuarës.


Bujar Lika, pas një beteje ligjore me drejtësinë në 2016 ai mundi të sigurojë pafajësinë nga gjykata e Apelit. Lika është i njohur edhe për lidhje të forta miqësore me kreun e një grupi kriminal kryesisht në fushën e lojrave të fatit.


Pak minuta pas vrasjes së tij në Lac, në kryeqytet pati një shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e familjes së Ervin Matës.


Megjithëse nuk ka prova për të faktuar nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, policia po heton më këtë drejtim pasi Mata dhe grupi kriminal me të cilin kishte lidhje viktima Bujar Lika kanë pasur një përplasje të mëparshme në 4 tetor 2018.

LEXO EDHE: 

Atentati në Laç/ E shkuara e Bujar Likës, nga lidhja me Ervis Martinajn tek lokali në ish-Bllok

Detaje/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, mes një lokali dhe hotelit të Ervin Matës

Me tre plumba në këmbë/ Kreshnik Tusha, dëshmitari i gjallë që pritet të dëshmojë për atentatin e Laçit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas