Kronika

Atentati në Laç/ E shkuara e Bujar Likës, nga lidhja me Ervis Martinajn tek lokali në ish-Bllok








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 31/05/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Nga atentati mbetën të vdekur, biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergji i cili (ndërroi jetë sot në spital) si dhe u plagos 21-vjecari Kreshnik Tusha.


Ky i fundit, dyshohet si autor i ngjarjes. Tusha u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në spital nga familjarët. Në kërkim për ngjarjen është edhe një autor i dytë, i cili ende nuk është identifikuar.


Policia ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm në Kurbin.


Pista e hetimit deri tani mbetet e shkuara e viktimës Bujar Lika. Burime për mediat bëjnë me dije se Lika kishte në pronësi një lokal në ish-Bllok, lokal të cilin e kishte kaluar në emër të motrës së tij, Ardiana Toqi.


Ndërsa për viktimën e dytë, Paulin Gjergji, që fillimisht mbeti i plagosur nga të shtënat e Tushës, por ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm, mësohet se disa vite më parë ka pasur një kazino po në zonën e ish-Bllokut. Paulin Gjergji, në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj.


Një natë më parë dyshimet e para ishin se autori ishte njëri mes dy të plagosurve. Deri tani dyshohet se ishte Tusha, por është i paqartë roli që kishte Paulin Gjergji.

Por kush është e shkuara e Bujar Lika (Hasanit)?

37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.

Për vrasjen e Nikajt u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani 1 vit burg.

Viktima dyshohet se ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme u gjet një armë, që dyshohet se u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.

LEXO EDHE: 

Atentati me armë zjarri në Laç, identifikohet autori (Emri)

Atentati në Laç/ Viktima Bujar Lika dyshohet mik i Ervis Martinajt (Detaje)

Laç/ Atentati me dy viktima dhe një të plagosur, shoqërohen mbi 30 persona

 


Etiketa: , ,

Pas