Aktualitet

Atentati në Laç/ Viktima Bujar Lika dyshohet se ishte mik i Ervis Martinajt (Detaje)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:11 - 31/05/20 |
mapo.al

Mëngjesin e sotëm ka shkuar në 2, bilanci i viktimave nga atentati me armë zjarri i një nate më parë në Laç. Kujtojmë se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së kaluar, një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Bujar Lika (Hasanit) duke e lënë të vdekur në vend. Ky i fundit, dyshohet se ishte mik i ngushtë me Ervis Martinajn.


Nga të shtënat mbetën të plagosur 21-vjeçari Kreshnik Tusha, dhe 53-vjeçari Paulin Gjergji i cili ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Policia, thuhet se ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Kurbinit.


Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës Bujar Lika, i është gjetur edhe një armë zjarri në dorë, çka dyshohet se është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe autorit ende të paidentifikuar që e la të vdekur.


Por kush është e shkuara e Bujar Lika (Hasanit)?

37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.

Për vrasjen e Nikajt u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani 1 vit burg.

Viktima dyshohet se ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme u gjet një armë, që nuk dihet nëse u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Një natë më parë dyshimet e para ishin se autori ishte njëri mes dy të plagosurve, por është ende e paqartë. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i Paulin Gjergjit i cili ndërroi jetë në spital dhe të plagosurit tjetër.

LEXO EDHE: 

Laç/ Atentati me dy viktima dhe një të plagosur, shoqërohen mbi 30 persona

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas