Kronika

Atentati në Milot/ Dy persona të maskuar i zunë pritë dhe qëlluan me 30 plumba








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:09 - 13/01/21 |
mapo.al

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Milotit këtë mesditë. Ylli Ibrahimi, rreth 45-vjeç mbeti i plagosur.



Dy persona të maskuar me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.


Ibrahimi është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në qendër të Milotit dhe duket se ka qenë nën vëzhgim nga autorët. Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja plumbash.



Banorët tregojnë se dy personat me motor kanë lëvizur rreth lokalit, ku ishte Ibrahimi dhe në momentin që ka dalë kanë qëlluar menjëherë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur të lënduar kalimtarë të rastit. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe :  VIDEO - Autorët me motor e kallashnikov, si i shpëtoi atentatit Ylli Ibrahimi


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas