Zbardhen detaje nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin.
Mësohet se pasi ekzekutuan 35-vjeçarin, autorët i kanë djegur dhe makinën.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të këtij viti 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.