Gentian Qarri 40 vjeç, u ekzekutua këtë mbrëmje në Vlorë. Gjithçka dyshohet se lidhet me të shkuarën e tij, pasi ka qenë i dënuar në Itali për drogë.
Zona ku u ekzekutua 40-vjeçari është rrethuar nga policia, ndërsa aty ka shkuar dhe nëna e viktimës. Lot e britma për vrasjen e të birit.
Duket se një familjar, e shoqëron, e mban nga krahët për t’a larguar zonjën nga aty.
Zona mes pallateve, mund të ketë kamera sigurie, çka mund të ndihmojë autoritetet për identifikimin e autorëve.
Autorët, të kamufluar, kanë qëlluar mbi 20 herë drejt 40-vjeçarit i cili po shkonte drejt banesës së tij.
Pas vrasjes, autorët dyshohet se kanë djegur automjetin në Pyllin e Sodës.
Këta të fundit, janë në kërkim nga autoritetet.
LEXO EDHE:
Atentati në Vlorë- E shkuara e errët e viktimës dhe skema e autorëve