Kronika

Atentati në Vlorë – I riu ra në pritë pasi çoi të fejuarën në shtëpi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 01/12/20 |
mapo.al

Personi që shikoni në foto është i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri këtë mbrëmje në Dukat të Vlorës.






Mapo mëson se të riut Benjamin Bezhanaj i është bërë pritë nga persona ende të paidentifikuar nga policia.


I riu rreth 27 vjeç, mësohet se e ka kuptuar që po i bëhej atentat, dhe ka tentuar të largohet mbrapsht me makinën e tij tip Benz, duke dalë nga rruga.





Mapo mëson se Bezhanaj po kthehej në banesën e tij, pasi kishte çuar të fejuarën në shtëpinë e saj.



Benjamin Bezhanaj ka qenë i dënuar më parë në Itali, ku ka bërë disa vite burg. Ky atentat rikthen në vëmendje përplasjet mes bandave në Vlorë.


Mënyra e ekzekutimit tregon se kanë qenë disa persona që kanë vrarë 27-vjeçarin. FNSH e Vlorës ka ngritur pika të shumta kontrolli, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Lexo edhe :  Breshëri plumbash drejt X5, identifikohet viktima e atentatit në Vlorë

Pritet që drejt Vlorës të niset edhe një grup special i Forcave RENEA.

LEXO EDHE: 

Atentati në Vlorë – Viktimë mbeti një i ri, Mapo sjell detaje

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas