Kronika

Atentati në Vlorë, shënjestra porositësi i tritolit ndaj Besnik Dervishit/ EMRI














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 26/01/21 |
mapo.al

VLORË – Gazeta MAPO mëson emrin e të plagosurit në atentatin e sotëm në qytetin e Vlorës. Shënjestër ka qenë Mario Mitro.






Drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, të cilët mësohet se lëviznin me një automjet tip “Land Rover”.


Ai ka marrë një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës policia ka gjetur dhe një makinë të djegur “Land Rover”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.







Kush është i plagosuri
Marion Mitro është emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar si porositës i atentatit në tentativë me tritol ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Lënda shpërthyese u gjet nga efektivët e Gardës gjatë kontrolleve anti-eksploziv pranë Kryeministrisë, ku Dervishi me automjetin e tij po shkonte të takonte kryeministrin Edi Rama.

Lexo edhe :  Konflikti me Dritan Lelin, drejtori i UKV dha dorëheqjen dhe më pas u pendua


Rekordet kriminale
Marion Mitro ka pasur një përballje të gjatë me drejtësinë, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.



LEXO EDHE: 

Atentat në Vlorë, qëllohet me armë një person, autorët djegin makinën

1


Etiketa: , ,

Pas