Vilson Tafçiu, 28 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme jashtë ambienteve të një lokali në zonën e “Astirit”. I riu ishte duke pirë kafe në shoqërinë e një vajze, kur atë e ka thirrur një person për të dalë jashtë lokalit për të biseduar.
Vetëm pak metra më tej, ai është qëlluar menjëherë me një plumb, i cili i ka marrë jetën. Autori i krimit dyshohet se është ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre, ndërsa kanë përfituar edhe errësira duke mundur të largohen pa u pikasur nga ndonjë patrullë e rastësishme policie.MAPO ka mësuar nga burime se 28-vjeçari kishte qenë i dënuar në Francë për trafik droge, ndërkohë që mësohet se përdorte dy mbiemra, Ndokaj dhe Tafçiu.
Ngjarja e sotme dyshohet se ka lidhje pikërisht me prishjen e pazareve në trafikun e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në një orar fluksi lëvizjesh dhe në zonën më të populluar të “Astirit”. Zona është mjaft e frekuentuar nga të rinj dhe jo vetëm. Atentati i mbrëmjes së sotme ka alarmuar banorët përreth, pasi ndodhi pikërisht në sytë e mjaft prej tyre.
Policia dha detajet e para disa minuta pas ngjarjes, duke shpjeguar dinamikwn e krimit: “Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE:
“Autori i gjatë dhe me mjekër”/ Viktima e Astirit ishte nën shoqërinë e një vajze në lokal
Dinamika e vrasjes në “Astir”/ Dikush i kërkoi 28-vjeçarit të dilte nga lokali (VIDEO)
Vrasja në “Astir”, pamjet e para nga vendi i ngjarjes (VIDEO)