Aktualitet

Atentati/ Pjesë e një seriali vrasjesh e hakmarrjeje që nis nga Rrësheni?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 15/09/20 |
mapo.al

Të dhënat e para pas atentatit të përgjakshëm me minë me telekomandë pranë Urës së stacionit të fundit të Tiranës së re,  në Kryeqytet, tregojnë se shënjestra, i dëmtuari është Prend Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar muaj më parë në Rrëshen, tek dera e Katedrales.


Mesa duket kemi të bëjmë me  një serial atentahesh dhe hakmarrjeje, duke pasur parasysh se po pak muaj më parë, i ekzkutuar me snajper në qendër të Rrëshenit ngeli, Kastriot Reçi.


Kastriot Reçit, më parë i kishin vrarë vëllanë në Romë.


Dyshimet janë se motivi kryesor i këtyre ngjarjeve, janë pazaret e prishura të drogës, ku mendohet se kemi të bëjmë, sipas burimeve policore, me trafik ndërkombëtar.


Në këtë sfond, është përmendur edhe Met Kanani, një trafikant i njohur droge, i arrestuar në Turqi. Megjithatë, këto janë thjesht hipoteza, ende nuk ka pistë konkrete dhe autorë të ndaluar nga policia.


 

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas