Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale,Tonin Vocaj, vizituan mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit, prokurorin Arjan Ndoj të cilit iu bë atentat në mbikalimin e Shkozetit këtë pasdite.
Pas daljes nga spitali, Prela dhe Vocaj nuk patën asnjë pronocim për mediat.
Kujtojmë se sëbashku me Prokurorin, u plagosën Aleksandër Laho si dhe shoferi i Prokurorit Andi Maloku. Ky i fundit u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
***
Burime për Mapo bëjnë me dije se reparti i forcave speciale ka ndaluar një person si të dyshuar, që ka ndjekur makinën para atentatit. Paralelisht, mësohet se kanë nisur kontrollet në Shijak, Sukth, si dhe në disa lagje të Durrësit, pasi mendohen si pika ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.
LEXO EDHE:
Momenti kur prokurori nxirret nga makina pas atentatit (VIDEO)
U plagos me dy plumba në atentat, ja gjendja e prokurorit Arjan Ndoja
“Punon për bandat”/ Çfarë tha Rama për prokurorin Arjan Ndoja
Atentati/ VOA: Ndoja, një figurë kontroverse me shumë dritëhije