Kronika

Atentati që ndezi vrasjet: ‘I forti’ i Shkodrës u lirua pasi vuante nga kanceri






               Publikuar në : 10:54 - 28/11/18 |
mapo.al

Është liruara nga Gjykata e Shkallës së parë në Gjirokastër biznesmeni Lulzim Kulla, të cilit iu bë atentat në muajin janar të këtij viti në qytetin e Shkodrës në lagjen Rus. Kulla ishte arrestuar në muajin korrik në Kakavijë pasi tentoi që të kalonte kufirin me dokumete të falsifikuara.


Ky vendim është marrë nga ana e gjyqtarit Arben Dosti duke marrë në konsideratë gjendjen e tij shëndetësore ku vuan nga kanceri në prostatë, me këmbë të demtuar dhe me humbje të dëgjimit.

Gjatë kësaj kohe ai mbahej në burg në gjendje të sëmurë, pasi nuk donte të shkonte në spital sepse i trembej ndonjë atentati tjetër ndaj tij.

Pas atentatit të tij të ndodhur në muajin janar, në Shkodër kanë ndodhur një seri vrasjesh mafioze, që dyshohet të kenë ndodhur për shkak të përplasjes mes bandave rivale.

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare.

Historia e vendosjes së gjobave për tregtarët në lagjen “Rus” dhe në zonat përreth daton që prej vitit 1997. Përmes presionit dhe terrorit, tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas