Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Athina: Vrasja e Kacifas na ftohu me Tiranën, kujdes pronat e minoritarëve

by mapo.al
04/01/2019
in Kryesore, Rajoni
1

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos gjatë një interviste radiofonike foli dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë që ai i konsideroi të ngrira.

I pyetur mbi ministrin e ri të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, kryediplomati grek anashkaloi komentet, por shtoi se ftohja e marrëdhënieve vjen kryesisht nga problemet e brendshme të Shqipërisë.



“Negociatat me Shqipërinë kishin përparuar shumë në të gjitha çështjet e hapura dhe pikërisht në momentin kur prisnim të kishim konkluzionet e këtij rrugëtimi të mirë, në festën kombëtare të Greqisë më 28 tetor, kishim ngjarjen shumë të trishtueshme “Kacifas”. Më pas, për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me skenën politike vendase të shtetit fqinj sipas vlerësimit tim, kishim një ftohje të klimës, e cila mendoj se është krejtësisht e kthyeshme. Përpjekja jonë është pikërisht të kthejmë nivelin e diskutimit në pikën ku ishte dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve.”

Por Katrugalos nuk harron të përsërisë kushtet e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë.

“Ne jemi në favor të perspektivës europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Por me cilin kusht? Me kushtin që do të respektojnë pikërisht legjislacionin e Bashkimit Europian. Kjo për Shqipërinë nuk do të thotë vetëm ndryshime në shtetin e së drejtës, por edhe mbrojtje të minoritetit tonë. Prandaj, fenomenet e tilla si kjo e fundit, që kishte në thelb konfiskimin e pronës së minoritarëve tanë në zonën e Himarës, janë ndër gjërat që vendi fqinj duhet t’i rishikojë.”

Për finalizimin e negociatave me Greqinë çështja kryesore e mbetur pezull është pakti për kufirin detar.

Tags: GreqiakacifasmarrëdhënietShqiperia

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Video: Ja qeni besnik i Anxhelinës që ndihmoi hetimet e policisë

Video: Ja qeni besnik i Anxhelinës që ndihmoi hetimet e policisë

Comments 1

  1. Arbëror Epiroi says:
    4 years ago

    Edhe është edhe nuk është e vërtetë se ngjarja e Bularatit paska frenuar negociatat dy palëshe.
    Pala greke e sajoi qëllimisht veprimin antishqiptar të një terroristi, i cili donte të tregonte “trimëri” në fshatin dhe vëllezërit e tij. Ata e kurdisën këtë kurth me mendimin se do triumfonte plani A i tyre me heshtjen që parashikonin se mund të tregonte shteti Shqiptar. Me që ky variant u doli huq dhe u theu hundët, ata ndoqën planin B, plan të cilin kanë 28 vjet që e vdisnin me para dhe ofiqet tek një grusht njerëzish, të cilët ngrejë krye sa herë ngrihet shkopi i Athinës.
    Buçiti britma permanente e athinasve se u bë hataja, u vra minoritari. Çudi si nuk u vra një minoritar tjetër por u vra “trimi” i ushtrisë së Agimit të artë dhe që “derdhi” gjakun helen të priftit të Konicës etj.
    Jo z. Zv/ministër nuk vriten minoritarët tek ne, por ju i shtrembëroni veprimet dhe ngjarjet që të krijoni në çdo rast pengesa dhe akuza të gënjeshtra kundër nesh, por fatkeqësia është se gjithmonë, falë mjeshtëridë suaj mashtryese, ju shiten mjaft lehtë shtrëmbërimet, si tek qeveritë tuaja ashtu dhe tek Bashkimi Europian. Tek Kisha juaj dihet, ato blihen sepse ajo bën parapagime të majme që të shtrijë jorganin për të mbuluar këmbët, të cilat në marrëdhënie me ne, shqiptarët, gjithmonë u mbeten zbuluar. Është në të mirën tuaj të jeni të drejtë, të sinqertë dhe të hidhni në koshin e plehrave pretendimet dhe amanetin e “Megalloidesë” për shtrirjen e helenizmit në tokat tona. Kujdes sepse koha po sjell edhe ndreqjen e tkurrjeve të djeshme. Prandaj i lini mashtrimet, shtrembërimet. Mbjelljen që keni bënë, me keqardhje për ju, nuk keni gjetur fermerë të saktë, mbasi fara që ju keni menduar se do mbinte doli e skaduar dhe tokat e mbjella ishin dhe janë për ju inproduktive.
    Arbëror Epiroti. 04.01. 2019

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In