Aktualitet

Athinë, policia shpërndan me forcë qindra të rinj që pinin rrugëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 07/05/20 |
mapo.al

Autoritetet greke janë të shqetësuara nga një prirje e grupeve të mëdha të të rinjve që mblidhen në sheshe me alkool. Një shesh në Agia Paraskevi, në veri të Athinës, u mbyll pa afat pas dy netësh festa që kulmuan në përleshje me policinë.


Vendimi erdhi pasi rreth 400 të rinj u mblodhën në shesh të hënën dhe të martën mbrëma, duke shkelur një ligj që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 personave.


Policia  e ndërhyrjes së shpejtë u hodhi gaz lotsjellës pasi turmat e të rinjve refuzuan të shpërndaheshin.


Të martën në darkë, policia arrestoi gjashtë pronarë kafeneje në Attica, Larissa dhe Lamia për shitje të alkoolit për konsum në rrugë në kundërshtim me ligjet e distancimit sociale.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas