Friday, December 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Atletët kosovarë lejohen me flamur e himn, Spanja tërheq…

by mapo.al
14/11/2018
in Sport
0

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo është deklarata e Komitetit Olimpik spanjoll, lëshuar këtë të mërkurë.

Vendimi vjen pasi zv.presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch paralajmëroi se refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën ishte një pengesë madhore për zhvillimin e kompeticioneve të rëndësishme sportive në vendin iberik.



“Qeveria spanjolle do t’iu ofrojë delegacioneve sportive nga Kosova, që do të vijnë për të garuar në Spanjë, të gjitha mjetet e nevojshme duke filluar nga vizat, e sigurisht do t’i lejojë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, nga himni e deri te flamuri, në përputhje me protokollin e IOC-së”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik spanjoll.

Vendimi është marrë nga Ministria e Jashtme spanjolle, konfirmon më tej ky komitet.

Spanja, e cila përballet edhe vet me lëvizje separatiste në Katalonjë dhe krahinën Baske, është njëra prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njohin ende pavarësinë e shtetit ballkanik, që u mëvetësua nga Serbia në vitin 2008.

Kjo gjë përbënte një problem për të gjithë atletët nga Kosova, të cilët donin të merrnin pjesë në kompeticione ndërkombëtare në Spanjë. Për shembull, gjatë kampionatit botëror të karatesë që u zhvillua më 6-11 nëntor në Madrid, atletët nga Kosova u lejuan të garonin vetëm me akronimin e Federatës së tyre në uniformat sportive. Por tabelat e rezultateve i identifikonin ata si “World Karate Federation WKF 5) dhe himni e flamujt ishin ndaluar.

Kjo bëri që IOC-ja t’u kërkonte federatave ndërkombëtare të mos i japin më të drejta organizimi Spanjës, derisa kjo çështje të zgjidhej, siç bën të ditur një burim nga organi me seli në Zvicër për “AFP”-në.

Tags: atleteflamurhimnkosovareSpanja

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post
Del në ankand unaza e realizuar 100% nga diamanti…

Del në ankand unaza e realizuar 100% nga diamanti...

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In