Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Atletët ukrainas stërviten në Shqipëri

by us er1
14/05/2022
in Aktualitet, Te Vecanta
0

Tetë atletë adoleshentë ukrainas që janë strehuar në Shqipëri, po vazhdojnë stërvitjet e tyre sportive në qytetin e Elbasanit. Por, me mendje e zemër ata janë në shtëpi tek familjarët e tyre që po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Atletë të rinj nga Ukraina që kanë gjetur strehim në Shqipëri flasin mbi mallin për familjet, frikën dhe dhimbjen që po u shkakton agresioni i Rusisë kundër vendit të tyre, ndërsa vazhdojnë stërvitjet në qytetin e Elbasanit.

“Më mungon nëna dhe vendi im, Më mungon qyteti im, stërvitjet. Më mungon trajneri. Ata qëndruan në shtëpi, ndërsa unë jam e vetme. Më mungojnë këshillat e gjyshes dhe gatimet e nënës. E dua familjen dhe trajnerin tim. Të gjithë më mungojnë”, thotë Maria Lariva.

“Dua të kthehem sepse më mungon familja ime. Të gjithë duan të shkojnë në shtëpi. Shqipëria është vend i mirë, por ne jemi ukrainas. Duam të kthehemi tek prindërit tanë”, thotë Valentyn Loboda.

Maria dhe Valentyn, së bashku me gjashtë sportistë të tjerë ukrainas, u larguan nga vendi i tyre për t’u përgatitur për kampionatin botëror të atletikës për sportistët nën 20 vjeç që mbahet në gusht.

Nga fundi i marsit atletët nuk janë takuar me familjarët e tyre që ndodhen në qytetin Bakhmut në rajonin e Donjetskut.

“Kjo nuk është luftë. Po vriten njerëzit e Ukrainës. Prandaj duhet të ndërpritet menjëherë, sepse njerëzit po vdesin dhe qytetet po shkatërrohen”, thotë atleti Loboda.

“Shpresojmë që lufta të përfundojë së shpejti. E di se Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Të gjithë njerëzit duhet ta duan fundin e kësaj lufte sepse po vdesin prindër e fëmijë. Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme për vendin tonë”, thotë sportisja Lariva.

Megjithëse u mungojnë shumica e pajisjeve të nevojshme, atletët e rinj po vazhdojnë stërvitjet me ndihmën klubit sportiv “Elbasani”.

“Ne u kemi ofruar kushtet themelore për të respektuar një të ardhur, një mik. Tani ata janë miq të shtëpisë sonë. Ne u ofrojmë atë që është e domosdoshme për një njeri normal por dhe si sportist. Një vend për të fjetur dhe ushqimi sipas parametrave që ata kanë kërkuar”, thotë Artin Kovaçi, drejtor i klubit sportiv “Elbasani”.

Sportistët adoleshentë shprehen mirënjohës ndaj autoriteteve shqiptare për mbëshetjen e ofruar nga data 24 shkurt, kur edhe filloi sulmi rus mbi Ukrainën.

Tags: atletetShqipëristërvitenukrainas

JU SUGJEROJME

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
Aktualitet

Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin

20/05/2022
Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
Bota

Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë

20/05/2022
Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
Bota

Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike

20/05/2022
Next Post
Gruaja në Vlorë gjen kocka njeriu brenda grumbullit të dheut

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
  • Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
  • Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
  • Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
  • SHIFRA E DITËS/ BE refuzoi 18.600 shqiptarë për 2021-in, “kampione” Ukraina   



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In