Mes Antoine Griezman dhe Atletico Madrid ka nisur një ‘betejë’. Klubi i ka kërkuar francezit të paraqitet në grumbullim për sezonin e ardhshëm, por ky i fundit ka refuzuar edhe një herë. Ai është shprehur se do të pagujë klauzolën e largimit.
Klubi madrilen akuzon katalanasit se kanë negociuar me sulmuesin në një moment kyç gjatë sezonit të kaluar.
Gjithsesi mbetet çështje ditësh para se Griezman të kalojë te Barcelona, për një shifër të majme prej 120 milionë eurosh.