Ndoshta është thjesht fiksim, ose ndoshta është e vërtetë shprehja “njerëzit e pasur bëjnë eksperimente se nuk kanë ku çojnë lekët”.
Kjo gjë vlen të thuhet për sulmuesin e Arsenalit i cili ka vendosur të “shëmtojë” Ferrarin e tij të kuq. Aubameyang i beson La Ferrarin e tij me vlerë 2.2 milionë euro një mekaniku makinash, Yianni Charalambous për ta ndryshuar atë. Tek i njëjti, ai ka rimodeluar dhe dy Lamborghinit e tjerë.
Aubameyang shkruan se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Yanni e postoi dhe në faqen e tij të Instagramit ku shpërthyen dhe shumë komente.
Një komentues shkruan: “Kjo makinë është e njëjta me pikturën e një fëmije 4-vjeçar mbi pikturën e Va Gogh duke e shkatërruar një kryevepër të tillë, dhe askush nuk mund t’i bërtasë pasi është një fëmijë i llastuar”.