Sport

Audi Cup: Tottenham i shton vuajtjet Realit






               Publikuar në : 20:29 - 30/07/19 |
mapo.alm

Tottenham ka mposhtur 1-0 Real Madridin në gjysmëfinalen e turneut veror Audi Cup i cili si çdo vit zhvillohet në Allianz Arena, stadiumi i Bayern Munich.


Me këtë fitore të ngushtë, Spurs kanë avancuar në finale, ku do të ndeshen me fituesin e Bayern – Fenerbahce që do të luhet ditën e mërkurë.



Tottenham gjeti golin në mesin e pjesës së parë me anë të golashënuesit anglez Harry Kane. Kane shfrytëzoi më së miri një gabim të Sergio Ramos dhe Marcelos duke shënuar një gol tipik.

Pas pushimit rezultati mbeti i pandryshuar dhe Zidane me Pochettinon kryen shumë zëvendësime. Një tjetër paraqitje e dobët e Realit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas