Aktualitet

Audi përplas motoçikletën- Ndërron jetë 31 vjeçari në Lushnje









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 21/01/21 |
mapo.al

Lushnje – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Çermë-Divjakë.



Një makinë tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues të identifikuar me inicialet M.M., 31 vjeç, banues në Divjakë.


I riu edhe pse i është dhënë ndihma mjekësore, nga dëmtimet e shumta, ka ndërruar jetë në spital.




Drejtuesi i mjetit me inicialet B.L., 64 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.



Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi i Policisë Lushnje:

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’ është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

1


Etiketa: , ,

Pas