fbpx

Aktualitet

Audio/Administratori i Kaçinarit kërcënon banorët për HEC-et





               Publikuar në : 22:55 - 17/07/19 |
mapo.al

Një denoncim i fortë është bërë nga banorët e Njësisë Administrative Kaçinar, Bashkia Mirditë.


Banorët kanë regjistruar bisedën me administratorin, socialistin Gjet Shkurti, dhe ia kanë dërguar Sali Berishës, i cili e publikoi në facebook.



Banorët e Kaçinarit kanë një betejë të hapur prej muajsh kundër ndërtimit të 4 HEC-ve. Pas disa protestash, ata kanë shkuar për tu ankuar tek administratori pasi në fshat mungon uji.


Siç dëgjohet dhe në audiopërgjim, administratori Gjet Shkurti i kërcënon hapur banorët, duke u thënë se “ujin e pret se është i shtetit”. Po kështu ai dëgjohet teksa thotë projekti është 700 mijë euro…dhe kush e pengon mund të eleminohet.

Gjet Shkurti i thotë banorit: “Pasha Zotin njanen ke me e ba, a me hik a me marrë paret (50 MIJE EURO), vec n’hifsh n’tok”. Banori përgjigjet: “Ti Gjet s’mundesh me ma ba presion”.

Paradoksi në këtë rast është se administratori që ka detyrë funksionale shëbimin ndaj banorëve është vënë në shërbim të firmës që do ndërtojë HEC-et. Administratori i Kaçinarit, Gjet Shkurti është pikërisht nipi i pronarit të “Shperdhaza Energji”, Ndue Shkurti.

*Më poshtë denoncimi me audio në facebook-un e Berishës

*Dokumentet/ Kontrata e Ministrise se Energjise me kompanine per ndertimin e 4 HEC-ve në Kacinar.

Leja per HEC-et


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas