Aktualitet

Audio-përgjimi 2/Deputeti Gaçi me Keshin: U kënaqëm me shefin e madh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 17/06/19 |
ro ot

Në audiopërgjimin e dytë të publikuar nga BILD bashkëbiseduesit janë deputeti i PS, Artan Gaçi njëherësh bashkëshorti i ministres Xhaçka që flet me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Biseda vertitet rreth zgjedhjeve të pjesshme lokale për bashkinë e Dibrës në 2016. Në këto zgjedhje u shpall fitues Muharrem Rama i PS-së. PS doli fituese edhe pse kryebashkiaku i mëparshëm Shukri Xhelili ishte perfshire ne skandal seksual. Këto audio-përgjime janë pjesë e dosjes hetimore 184 ku dyshohet se PS-ja bleu vota për të fituar Bashkinë e Dibrës.


Audio-përgjimi 2 / Artan Gaci-Arben Keshi


Arben Keshi: Mirëmëngjes
Artan Gaci: Mirëmëngjes ca bën?
Arben Keshi: Si je?
Artan Gaci: Mirë, ja u kënaqëm me shefin e madh (Edi Rama) dhe ai është me superlative për ty.
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo, nga ai nga ai, unë po e po, po nga ai.
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaci: Më tregoi historinë e 2011 e këto gjëra, i ke pikët maksimale
Arben Keshi: Inshallah po kthehet në realitet se ngeca këtu u bëne 3 vjet.
Artan Gaci: Jo jo, kthehet, kthehet. Të gjithë maqellarët të falenderojnë, ai është thotë personi, e ka kopsit e ka bo komplet domethënë që të gjitha. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën disa gjëra me 1 kuti.
Arben Keshi: Hajd mo ça të bësh
Artan Gaci: Është e gjitha merita e Benit tha.
Arben Keshi: Faleminderit, gëzuar faleminderit!
Artan Gaci: Desha me ta thonë që tashi domethënë
Arben Keshi: Rrofsh rrofsh shumë faleminderit
Artan Gaci: Hajd Beno, kur të vish ndonjëherë në Tiranë lidhemi
Arben Keshi: Po po në rregull
Artan Gaci: Mirupafshim!

Lexo edhe :  Goditën me sende të forta një 17 vjeçar, arrestohen dy adoleshentët në Dibër





Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas