Aktualitet

Audio-përgjimi 3 dhe 4/ “Do 200 mijë lekë, thotë që kam 4 vota”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 17/06/19 |
ro ot

Gazeta Bild ka vazhduar me publikimin e audiopërgjimeve ku del në pah skandali i blerjes së votave në Dibër në vitin 2016. Nga telefoni i përgjuar i Arben Keshit (i deleguar i PS,  drejtor në Ministrinë e Brendshme) ka rënë në rrjetë dhe Kryeministri Rama, deputeti Gaçi, etj.


Ndërsa në audio-përgjimet 3 dhe 4 Keshi flet me qytetarët e Dibrës ku shihet qartë se votuesve u ofrojnë nga 30 mije deri në 50 mijë lekë për 1 votë.


Audio-përgjimi 3 / Arben Keshi me një qytetar



Arben Keshi: Ku ke humbur
Qytetari: A u lodhe?
Arben Keshi: Si ja çove?
Qytetari: Jam një çik këtu te Tasia, këtu poshtë
Arben Keshi: Ku?
Qytetari: Tasi Lleshi
Arben Keshi: Po ça thotë?
Qyteatri: Nuk do ai, Refiku
Arben Keshi: Po në rregull, mirë
Qytetari: Ai thotë për 30, pa një 30-çe nuk bëhet thotë
Arben Keshi: Lëre njëherë, nëse si do lëre. Të shkojë te PD-ja


Audio-përgjimi 4 / Arben Keshi me një tjetër qytetar


Arben Keshi: Hë mo
Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?
Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini
Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im
Arben Keshi: Po ça ka ai?
Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Arben Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.
Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Arben Keshi: Po e kam parasysh
Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.
Arben Keshi: po
Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.
Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…
Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.
Arben Keshi: Se kam parë
Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego
Arben Keshi: Mirë
Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut.
Arben Keshi: Në rregull
Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.



CLOSE
CLOSE
Pas