Aktualitet

Audio-përgjimi 5 dhe 6/ Keshi: I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 17/06/19 |
ro ot

Në audio-përgjimin  5 të publikuar sot nga BILD janë 3 telefonata të drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi që flet me një person të paidentifikuar (militant i PS) me të cilin flet hapur për pazare votash. Po kështu flitet dhe rreth shefit të komisariatit Dibër, për të cilin Keshi shprehet “sa më mori sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje”.


Në vijim, Keshi i thotë personit që ka në telefon: “Ka ndonjë gjë andej apo jo, i ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?”


Kujtojmë se këto përgjime janë pjesë e dosjes hetimore 184. Përgjimet janë bërë në 2016, kur mbaheshin zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Dibrës.



Audio-përgjimi 5


(Telefonata 1)


Arben Keshi: Çkemi!
0686913636: A u nise më?
Arben Keshi: Po për Çakran
0686913636: Ej, për zotin s’ka lëviz hiç
Arben Keshi: Jo o burr s’po lëviz hiç, sa më mori sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje. Lëri se ata të dezinformojnë o burr, po të mashtrojnë siç ta bën me Tanin se ai Uruçi nuk ishte në listë.
0686913636: Më mori…
Arben Keshi: Kush të mori?
0686913636: Më mori Nexhipi
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta s’ka qenë në listë. Ma jep emrin se do pyes ça po ndodh.
0686913636: Një sekondë.
Arben Keshi: Ma jep emrin e Nexhipi ta marrë unë në telefon
0686913636: Ok hajd…

(Telefonata 2)

Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol
0675590725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo, I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?
0675590725: Po po të dyve
Arben Keshi: Po ai ka ardh këtu thotë jo
0675590725: Ka ardh Xhabiri?
Arben Keshi: Po
0675590725: Merre me vete bjere këtu
Arben Keshi: Mirë

(Telefonata 3)

Arben keshi: A e ke aty apo flet kot ai?
0686913636: Jo mo po të duash ti vijnë …
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete se i thashe e kam me vete. Merre me vete dhe sille këtu më tha. Unë ja kam dhon tha.
0686913636: Ok

Audio-përgjimi 6

Arben Keshi: S’ka ardhur mo. E kam pas fik telefonin por nuk po vjen..
Qytetari: Aaa shife këtu
Arben Keshi: Ehe
Qytetari: Ai që nuk e pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
Qytetari: Ka ardhur këtu tek mu, është këtu me dajën e vet
Arben Keshi: Hahahaha, mirë, ti e di vet
Qytetari: Ai Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: Mbaro atëherë
Qytetari: E para, e dyta pse të marr unë..
Arben keshi: Më shkruaj me sms, se nuk flas dot


Etiketa: , , , , , ,

Pas