Kryesore

Audio-përgjimi, Manja: Rama mund ta ketë shkarkuar nga interneti







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 25/05/18 |
mapo.al

I kemi dëgjuar të gjitha opsionet deri më tani lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga ana e Partisë Demokratike.


Jo është montazh, jo është i vërtetë, e të tjera citime si këto, mirëpo ende mister mbetet se ku e kreu kryeministri Rama vërtetimin e ekspertizës që ishte montazh.


Ditën e djeshme, mendjen na e ‘’ka ndritur” deputeti i Partisë Socialiste, dhe njëherësh kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja. Emrin e laboratorit ende nuk na e ka thënë, ama na ka treguar se ku e ka gjetur zërin e Agron Xhafajt kryeministri.



Manja ka thënë në emisionin e Sokol Ballës se Rama e ka gjetur zërin nga interneti.


‘’Atë e nxorën të gjitha mediat, mund ta ketë shkarkuar nga interneti”, ka thënë Manja.


Manja edhe pse një jurist që e mban veten për të zot, duket se ka harruar faktin se për një analizë shkencore nuk mund të përdoret një zë i marrë nga internet.(FAXWEB.AL)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas