Kur kanë kaluar disa ditë nga publikimi i audio-përgjimit, materiali është dërguar me letërporosi në shtetin italian.
Mësohet se analiza shkencore e materialit do të kryhet në shtetin italian.
Më 14 maj, tre deputetë të Partisë Demokratike publikuar një audio-përgjim, i cili sipas tyre implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.
Por sipas vetë Agron Xhafajt, zëri në audio-përgjim nuk është i tij.
Do të jetë analiza shkencore, ajo që do të tregojë autenticitetin e materialit.
Ndërkohë, News24 raporton se do të jenë autoritetet italiane ato që do të përcaktojnë laboratorin ku do të kryhet ekspertimi.