Gazeta Mapo në numrin e mesërm ka në fokus skandalin e audiopërgjimit të publikuar nga Gazetari Artan Hoxha ku dëgjohet kreu i Kadastrës Artan Lame teksa i orienton vartësit që të përdorin procesin e legalizimit në këmbim të votave.
Lame, thotë se 100 mijë ndërtime nuk do të legalizohen, por kjo duhet mbajtur sekret, pasi mund të ketë efekt elektoral. Për 40 mijë prej tyre, kryesisht në Tiranë po përgatitet shembja pas zgjedhjeve.
Lame pranon audiopërgjimin por thotë se i takon vitit 2017, ndërsa SPAK shprehet se do të nisë hetimet.
Basha: Akt kriminal, qindra mijë qytetarë do lihen pa strehë pas 25 prillit