Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Aung San Suu Kyi dënohet me katër vjet heqje lirie

by mapo.al
06/12/2021
in Aktualitet, Bota
0

Aung San Suu Kyi dënohet me katër vjet heqje lirie

Një gjykatë në Mianmarin e sunduar nga ushtria, dënoi të hënën udhëheqësen e rrëzuar, Aung San Suu Kyi, me katër vjet heqje lirie, nën akuzat për nxitje dhe shkelje të kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Presidenti Win Myint u dënua gjithashtu me katër vjet heqje lirie, tha një burim që foli në kushte anonimiteti, pasi gjykata shpalli vendimet e para kundër zonjës Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë civilë të arrestuar nga ushtria pas grusht shtetit të shkurtit të këtij viti.

Fituesja e çmimit Nobel për paqen, Suu Kyi, 76 vjeç, është arrestuar që nga grushti i shtetit së bashku me shumicën e udhëheqësve të lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD). Të tjerët janë jashtë vendit ose të fshehur dhe asnjë zëdhënës i partisë nuk ishte i qasshëm për ndonjë koment pas vendimit të sotëm të gjykatës.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, tha se akuzat kundër zonjës Suu Kyi-t ishin të rrejshme dhe e përshkroi dënimin me burg si shembullin e fundit të vendosmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën dhe për të shtypur liritë në vend.

“Të hënën, Suu Kyi u dënua me dy vjet për nxitje kundër ushtrisë dhe dy vjet të tjera për shkelje të ligjit të fatkeqësive natyrore në lidhje me COVID-19” i tha AFP-së me telefon zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun.

Ushtria nuk ka dhënë hollësi se ku po mbahet zonja Suu Kyi dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse dënimi do të nënkuptonte ndonjë ndryshim të menjëhershëm të rrethanave në të cilat ndodhet ajo.

Gjyqi në kryeqytetin, Naypyitaw, u mbajt i mbyllur për mediat dhe organet e informimit publik të juntës, nuk i kanë përmendur procedurat. Avokatët e zonjës Suu Kyi-t e kanë të ndaluar të komunikojnë me median dhe publikun.

Aung San Suu Kyi përballet me një duzinë akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe shkeljen e fshehtësive shtetërore që mund ta çojnë atë në burg për më shumë se një shekull.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve, VOA, Reuters, AFP…

JU SUGJEROJME

Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar
Aktualitet

Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar

26/06/2022
Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht  katastrofike
Bota

Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht katastrofike

26/06/2022
Tragjike/ 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje një 42-vjeçar grek
Aktualitet

Tragjike/ 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje një 42-vjeçar grek

26/06/2022
E rëndë/ 16-vjeçarja vret veten, gjendet e pajetë nga familjarët në banesë
Aktualitet

E rëndë/ 16-vjeçarja vret veten, gjendet e pajetë nga familjarët në banesë

26/06/2022
Next Post
Rama në SHBA, marrëveshje me Universitetin e njohur

Rama në SHBA, marrëveshje me Universitetin e njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar
  • Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht katastrofike
  • Rama: Nëse dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria
  • Artisti i njohur humb njeriun e shtrenjtë, ja dedikimi që i bën të ndjerit
  • Interi tepër i vendosur për transferimin e Bremer



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In