Ditën e sotme, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha, Aurela ka publikuar një foto të një shekulli më parë ku shihen anëtarët e një shoqërie shqiptarësh në Amerikë.
Përkrahë fotos Aurela është krenuar me paraardhësit e saj, gjyshin dhe stërgjyshin, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për shqiptarët nëpër botë, si pjesë e shoqërisë Vatra.
“Ne kete foto te vitit 1918 te deges 21 te shoqerise Vatra ne Amerike, jane edhe gjyshi im Sino Bozhaj dhe stergjyshi im Duro Zyka, bashke me burra te tjere nga Nivica, Rexhini, Mezhgorani, Benca dhe Lekdushi”, ka shkruar Aurela.
Federata Panshqiptare Vatra (anglisht. The Hearth) është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.
View this post on Instagram