Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju Tokës” më datë 16 maj. Gjatë kësaj periudhe, Maliqi ka ndarë me publikun të gjitha fazat e festivalit më të rëndësishëm të muzikës evropiane. Së fundmi, ajo postoi edhe një miniklip që një televizion spanjoll kishte realizuar për performancat e Shqipërisë në Eurovizion, përfshirë këtu atë të Anjeza Shahinit, Kejsit Tolës, Olta Bokës, Eugent Bushpepës, Rona Nishliut, Elhaida Danit dhe Aurela Gaçit.
Kjo e fundit, tepër nostalgjike, e ka shpërndarë këtë video në llogarinë e saj personale në rrjetin social “Instagram”, përkrah së cilës ka shkruar:“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes sonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi, e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr . Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla, gjithmonë e fortë”.
E ndjerë tepër e vlerësuar nga ky dedikim i koleges së saj, Jonida i ka kthyer këtë përgjigje: “Ti je e rrallë, për të mos thënë unike. Faleminderit me zemër. Krenare kur shihja artistet ndër vite pak minuta para debutimit tim. Të dua.”