Kryesore

Auron Tare: Mos i hidhni benzinë zjarrit. Kampi Tepelenës asgjë të ngjashme me Aushvicin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:55 - 03/04/18 |
mapo.al

Studiuesi Auron Tare ndërsa foli për Kampin e Tepelenës tha se nuk mund të bëjmë histori nga ‘google’ për këtë çështje. Kjo pasi sipas tij nuk ekziston asnjë dokument që të vërtetojë se Kampi Tepelenës  kishte diçka të ngjashme me Aushvicin.






‘’Nëse e krahasojmë me Aushcvicin është shumë e rrezikshme, sepse asnjë dokument nuk egziston që të vërtetojë qëllimin për shfarrosjen e njerëzve nga veriu. Nuk ka pasur politikë për të zhdukur një segment të caktuar të shoqërisë shqiptare ne Kampin  e Tepelenes. Me këto deklarata po i hedhim bezninë zjarrit. Nuk ka dokumente për këtë,’’ tha Auron Tare.


Lidhur me dëshmitë dhe torturat që kanë përjetuar të internuarit Tare tha se kurrsesi nuk mund t’i hedhim poshtë, ato janë të besueshme dhe madje ai ka takuar vetë persona të mbijetuar. Por se sipas tij nuk duhet të përqëndrohemi vetëm te Kampi Tepelenës.







‘’I besoj dëshmitë e të mbijetuarve, sepse nuk besoj se do kishte ndonjë arsye për të sajuar gjëra. Nuk mendoj se sot ka njerëz që vënë në dyshim vuajtjet, vdekjet etj. Shqipëria ka pasur një numër kampesh të dokumentuara nga regjimi dhe agjenci të huaja; kampe të rrezikshme. Unë njoh një personazh që ka qenë në Kampin e Maliqit dhe më ka treguar gjëra të tmerrshme se si torturoheshin njerëzit. Ajo që më trishton është debati që bëhet midis intelektualeve atyre që shkruajnë për këtë çështje. Nuk është e thënë të flasim detyrimisht për Kampin e Tepelenës. Është një debat pa bukë ky që po bëhet. Unë them se duhet të ketë një vend që të kujtohet kjo kohë që ata njerëz kanë kaluar atje, një memorial, arkivë. Këto që kanë ndodhur janë të rënda,’’ tha më tej Tare.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas