Aktualitet

Australi/ Asnjë viktimë me koronavirus për herë të parë prej 2 muajsh







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 15/09/20 |
mapo.al

Për herë të parë prej dy muajsh Australia nuk ka regjistruar sot asnjë të vdekur nga COVID-19.


Ky lajm erdhi njëkohësisht me lehtësimin e masave kufizuese në Melburn, vendosur pas një përmirësimi të situatës pandemike të COVID-19.


Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 50 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, një shifër e pakrahasueshme me 700 rastet ditore të arritura disa ditë, në fund të korrikut dhe në fund të gushtit.



Sot, për herë të parë që prej 13 korrikut, nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga koronavirusi.


Që prej të hënës, në Melburn, qyteti i dytë i kufizuar prej më shumë se dy muajsh, u lehtësuan disa masa.


Pas një rënieje të numrit të rasteve në zonat rurale të Viktorias, ku ndodhet Melburni, banorët do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre dhe bizneset do të rihapen që nga e enjtja.

“Kjo është shumë e rëndësishme dhe shumë pozitive”, theksoi Daniel Andrews, kryeministër i shtetit të Viktorias.


Etiketa: ,

Pas