Kronika

Australi/ Doli në party me shoqet, babai shqiptar vret vajzën (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 24/07/19 |
mapo.al

Një shqiptar i identifikuar si Petrit Lekaj është arrestuar nga Policia Australiane pasi dyshohet se ka vrarë të bijën 20-vjeçare Sabrina Lekaj. Sipas raportimeve të mediave australiane vrasja e vajzës nga i ati, ka ndodhur për shkak se kishte dalë me shoqet në party natën.


20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, ndërsa babai 49-vjeçar ishte pranë saj i lyer me gjak. Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy jashtë.



Shoqet e Sabrinës thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.


Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

Burimi: Father Faces Murder Charge Over Daughter Found Dead In Car

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas