Bota

Australia do të bllokojë faqet ekstremiste: Jo pamje të sulmeve






               Publikuar në : 18:12 - 25/08/19 |
mapo.al

“Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjatë krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen e një legjislacioni që detyron platformat digjitale të përmirësojnë sigurinë e shërbimeve të tyre”, deklaruan zyrtarët e Qeverisë australiane ditën e sotme.


Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se Qeveria po tenton të parandalojë sulmet terroriste duke ndaluar publikimin e pamjeve të dhunshme në platformat digjitale.

“Ne po bëjmë gjithçka për të mohuar mundësinë që terroristët të mburren me veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ngritur kontrollin ndaj  faqeve web dhe rrjeteve sociale pas masakrës në Kristçërç ku mbetën të vdekur 51 besimtarë.

Sulmi ishte shfaqur drejtpërdrejtë nga sulmuesi Brenton Tarrant në Facebook. /Rel/


Etiketa: , ,

Pas