Aktualitet

Austri: Ministrja jep dorëheqje pas akuzave për plagjiaturë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:49 - 11/01/21 |
mapo.al

Tani edhe politika austriake ka një aferë Copy-And-Paste: Ministrja konservatore e Familjes dhe Punës, Christine Aschbacher jep dorëheqjen për shkak të akuzave për plagjiaturë.





Christine Aschbacher justifikoi dorëheqjen e saj nga kabineti i kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz, me “mbrojtjen e familjes së saj nga armiqësitë dhe fyerjet. Ajo përjetoi një paragjykim nga mediat dhe shokët politikë (…) dhe atë me fuqi të padurueshme”. 37-vjeçarja dyshohet për plagjiaturë në punën e saj shkencore, sepse thuhet se nuk ka renditur si duhet burimet që ka cituar në punimet e saj.


Akuzat kundër politikanes së ÖVP kanë të bëjnë me tezën e masterit të saj nga viti 2006 si dhe disertacionin e doktoraturës së saj, të cilën e ka paraqitur dhe mbrojtur vitin e kaluar – në kohën kur ishte zgjedhur ministre e Familjes dhe Punës. Eksperti dhe blogeri Stefan Weber, i njohur si “gjahtari i plagjiaturave”, akuzon ministren Aschbacher për kopjimin e të paktën një të pestës së tekstit të tezës së saj të doktoratës, të paraqitur në kryeqytetin sllovak, Bratislavë. E teza e saj e diplomës së masterit, nga viti 2006, nuk u karakterizua vetëm nga plagjiatura, por edhe nga mungesa e njohurive të gjuhës gjermane, pohon Weber.

Lexo edhe :  Një autobuz me punëtorë kosovarë shndërrohet në ‘bombë’ për Austrinë



“Kam punuar sipas dijes dhe ndërgjegjes”


Aschbacher deklaroi se ajo gjithmonë ka shkruar dhe punuar sipas njohurive të saja më të mira dhe me besimin se ka bërë punën më të mirë. Ajo thotë se u ka besuar edhe punës së profesorëve të njohur. Aschbaher kishte marrë nota të larta për punimet e saj në Shkollën e lartë në Wiener Neustadt, në jug të kryeqytetit austriak Vjenë. Kancelari Kurz (gjithashtu nga partia ÖVP) shkruan në Twitter se ai “e respekton” dorëheqjen e saj. Pasardhësi i saj në postin e Ministrit të Punës do të prezantohet të hënën.


Plagjiatuara një temë e njohur edhe në Gjemrani

Në Gjermani, dy ministra konservatorë federalë gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave për plagjiaturë, në vitin 2011 dhe në vitin 2013: Ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU) dhe Ministrja e Arsimit Annette Schavan (CDU). Ministrja aktuale për Çështjet e Familjes, Franziska Giffey (SPD), gjithashtu është përballur me akuzat për plagjiaturë, me vite të tëra./D.W

4


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas