Aktualitet

Austria dhe Gjermania rihapin kufijtë më 15 qershor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 13/05/20 |
mapo.al

Austria dhe Gjermania parashikojnë rivendosjen e qarkullimit të lirë në kufijtë e tyre të përbashkët duke nisur nga 15 qershori, të mbyllur që prej mesit të muajit mars për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, theksoi sot qeveria austriake.


“Duke nisur nga 15 qershori, hapja e kufirit mes Gjermanisë dhe Austrisë do të jetë e mundur”, theksoi për radion publike “Ö1”, ministrja e Turizmit dhe Bujqësisë Elisabeth Köstinger.


Ky vendim, i marrë pas diskutimeve mes drejtuesve të dy vendeve, do të paraprihet me një lehtësim të kushteve të kalimit që prej 15 majit.


Ajo theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kishin biseduar për këtë çështje dhe kishin rënë dakord për një hapje graduale të kufijve të tyre.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas