Aktualitet

Austria hap kufijtë tokësorë, Italia përjashtohet. Di Maio: Qasja dëmton BE-në














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 04/06/20 |
mapo.al

Austria hapi të gjithë kufijtë tokësorë në atë që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, e quajti rikthim në kohët e parakoronavirusit. Por, dyert do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për Italinë, e cila ritkheu lirinë e lëvizjes të mërkurën.






Ministri i Jashtëm tha se kontrollet në kufirin me Italinë do të rivlerësoheshin javën e ardhshme dhe se po konsideronin mundësinë për të lejuar hyrjen e italianëve nga rajonet me numër të ulët infektimesh.


Shefi i diplomacisë italiane, Luigi Di Maio, e kundërshtoi një qasje të tillë: “Qasje të tilla individualiste rrezikojnë të dëmtojnë Bashkimin Europian”.







Shumica e shteteve europiane pritet të rihapin kufijtë mes tyre nga 15 qershori, në përpjekjen për të ngritur në këmbë industrinë e dëmtuar rëndë të turizmit dhe ekonomitë në recesion. Koalicioni qeverisës i kancelares Angela Merkel u dakordësua mbi një paketë masive stimulimi për të përshpejtuar rimëkëmbjen: “Bëhet fjalë për 130 miliardë euro, 120 prej të cilave do të mbulohen nga qeveria. Kemi një paketë stimulimi, një paketë për të ardhmen, edhe pse prioritet i diskutimeve ishin përmbushja e përgjegjësive ndaj Europës dhe në rang ndërkombëtar”.



Programi i stimulimit pason paketën prej 750 miliardë eurosh të shpëtimit, e dakordësuar në muajin mars.



1


Etiketa: , ,

Pas