Aktualitet

Austria mund Maqedoninë e Veriut dhe fiton përballjen e golave historikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:04 - 13/06/21 |
mapo.al

Austria ka marrë fitoren e parë, me rezultatin 3-1 në një Europian dhe e ka bërë ndaj Maqedonisë së Veriut që debutonte në një kompeticion të tillë.






Një duel i luftuar, me Austrinë që kishte kontrollin e lojës në shumicën e ndeshjes dhe u shfaq rrezikshëm. Nga ana tjetër edhe Maqedonia e Veriut u mundua të mos dilte pa pikë.


Ndeshja nisi me një gol të shpejtë, teksa Lainer pas një krosi perfekt të Sabitzer e devijoi topin me këmbë dhe e çoi drejt e në rrjetë.







Festë, por që nuk zgjati shumë. Austria i dhuroi sulmuesit Goran Pandev goli e parë të Maqedonisë së Veriut në një Europian.



Veterani nuk fali dhe rezultati u barazua 1-1 dhe nuk ndryshoi në 45 minutat e para. Austria nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe nuk i ndali sulmet.

Lexo edhe :  Kishte fshehur 33 kg marijuanë në çantë, arrestohet shqiptari


Gregoritsch, në minutën e 78-të, sërish pas një krosi, nuk fali dhe i dha epërsinë Austrisë dhe festoi me një mesazh për Christian Eriksen.

Maqedonia e Veriut në fund i dhuroi edhe një gol tjetër Austrisë dhe ishte Egzon Bejtulai ai që gaboi dhe Arnautovic nuk fali dhe i mbylli llogaritë e këtij dueli.

Në fund, për herën e parë në histori, Austria ka shënuar tre gola në një ndeshje të Europianit. Gjithashtu, kjo ka qenë fitorja e parë në historinë e Austrisë në Europian.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas