1 …jeta është zgjedhje, shkruan proto-ekzistencialisti dhe themeluesi i shkollës së ekzistencializmit në veprën e tij “Aut-Aut,” Kierkegaard.
Siç e dimë tani, gjatë ketyre dy-qindvjeçarëve “shkolla” e tij ekzistenciale, ka pasur kaq shumë nxënës, po ata që ne mbajmë mend janë vetëm ata me medalje.
Shopenhauer, Niçe, Sartër, Jaspers, Kamy, Heidegger etj. Ajo që e ka mbajtur bashkë gjithë këtë shkollë…, është oponenca ose përballja me universin sistemik hegelian ku sipas tyre sakrifikohet uniciteti i individit ndaj së tërës.
…është e tmerrshme zgjedhja edhe individuale, të gjitha zgjedhjet janë të tmerrshme, nënshkruan filozofi.
Sepse, përballë çdo zgjedhjeje që gjithmonë është në vetëvete një mundësi, qëndron dhe mohimi që njëkohësisht është mundësi ose shumë mundësi prej të cilave do të heqësh dorë.
Vetë zgjedhja me jetu si mundësi, ka mohuar mundësinë tjetër të kundërtën, gjë që nuk e mejtojnë dot entitetet e tjera qofshin bio…, a zoo… përveç “zoo-politikonit” aristotelian.
Me mohimin e vdekjes lufta ekzistenciale, sapo ka filluar, sepse do të zgjedhësh prap; midis jetës hedonike, estetike(don zhuaneske) dhe asaj etike familjen shoqërinë shtetin kombin ose atë religjioze.
Mirëpo, udha do të çojë prapë në të tjera kryqëzime. Në pikënisje udhët mund të gjarpnojnë nga dy-tre në nëntëdhjetë e nëntë drejtime të ndryshme.
Dhe do zgjedhësh, apo do të zgjedhësh mos me zgjedh?Po zgjodhe, një do zgjedhësh. Duke mohuar të tjerat. Sepse me zgjedh duhet me mohu. Diferenca me këtë raport mund të fillojë nga një me një, raporti më i thjeshtë.
P.sh ke zgjedhur me u bâ inxhinier apo basketbollist, do të thotë se nuk do bëhesh mjek, antropolog, ekonomist dhe as infermier, etj.
Ajo që ndodh është se rrugës mund të ndyshosh mendje.
Ec përpara, thotë zgjedhja e parë ekzistenciale. Ndryshe…, asgjë-ja kërcënon. Edhe të rrenon.
Kjo sepse realja minimalisht e ndalon me qënë në dy vende njëherësh: psh edhe duke çuar bebin e shefit tek kopështi, edhe duke mbjellë pemë për klorofilën e qytetit.
Anomali të tilla kërcimesh ndodhin siç kanë ndodhur, ndonëse duhej të ndodhnin vetëm në paradokse: si p.sh mbill bimë kriminale, mbijnë qiellgërryese “urbane”.
Edhe kërcimet i shpjegon Niçe me ekujlibristin e famshëm të Zarathustrës. Nuk hidhesh dot nga njëra tek tjetra, ka humnerë poshtë. Humnera është thithëse.
Heidegger thotë se je hedhur (jo kalimtare, jo vetëvetore) në botë “eks-zistere”. Je hedhur jashtë, këmbëngul me ekzistu. Je inautentik. Autentifikou!
Pesimisti kozmik Shopenhauer, thotë se “mos kujto se je kaq zot’shpie i vetes sate…, mos harro se je subjekt, nëpunës, vartes, subordinato i ekonomisë së species që i takon natyrës.
Nuk i ke “kredencialet” askush nuk i ka kredencialet për t’i ndryshuar me Ruç-pallavrament ca ligjësi. I ke parë lulet e bujshme të dëshirave dhe iluzioneve me bythë të përbaltura aq më keq duke u flashkur dhe vdekur para syve tuaj? Mos thuaj s’i kam parë. Kjo sepse stolin nën bythë iluzioneve, kur ato s’janë koherente, ua heq eprori-fyzis.
Mes qindra ilustrimesh vijuesit e filozofit, kanë përdorur si shembull krizat pos-partum të vashës që ka zgjedhur të bëhet nënë. E ka përpara syve mrekullinë e dëshiruar (fëmijën) mirëpo kur del para pasqyrës zbulon ca zhgenjime, gjinjtë psh nuk shohin më përpjetë, ca linja e rrumbullaksi, njomështira, nuk kthehen më. Dhe…?
Ka nga ata që kthejnë mendje e rrugë mbrapsht për të rifilluar fillimin tek tabelat e kryqëzimit.
Janë të njohura mëdyshjet, brejtjet e ndergjegjes dhe përsëritshmëria rutinore e njejtëshmërisë së Don Zhuanit për aventurën e re të shtratit. Sado kreativ me qënë, këshillon eksiztenca, do’ mos-harruar një “inkonveniencë” e tmerrshme po aq sa zgjedhja. Sepse brenda ekonomisë… së Shopenhaurit, është edhe Koha. Mola e kohës të grin. Donit i ka grirë testosteronin. E ç’do fillosh ti mo?! Tu thaftë kripa në plagë!
Është e thjeshtë. Asnjë rifillim nuk është më si i pari; futbollistit apo pikturistit, i ka fshirë kohën e biblotekës. Nuk riparohet koha, nuk arnohet. Kohën e biblotekës nuk e arnon dot me mballoma filmash. As me filma ekselent kubrikësh, jo më me me sintagma të shplara kino-propagandistike partizanësh. Aq më pak me vjedhje nga urtitë Ezopit për gjyshen.
2.Sigurisht e gjithë shkolla ekzistencialiste tashmë 200 vjeçare me gjithë prijës dhe nxënës, i përmbahet zgjedhjes individuale, ekzistencës individuale, kryesisht si reaksion ndaj universit hegelian e kantian, i cili sipas tyre kishte harruar pa i studiuar “atomet” duke ia nënshtruar e sakrifikuar këto “thërmia” së tërës, dmth shoqërisë dialektikës së saj. Jo më pak kundër Marksit, Platonit, Aristotelit.
Porse çdo fillim a rifillim tjetër, edhe për shoqëritë e sidomos për keto, pra komunitetet familjet dhe shtetet, mbartin të njejtat konsekuenca: Çdo zgjedhje ka po aq mohim sa i pari, po aq ankth, padurim e stopim shpesh ngathje. Plogështi vdekëse, shton Basha,”Aut-Aut” -shkollë të cilën e ka studjuar atje në vendin ku u institucionalizua.
Gjendje autistike, madje patologjikisht për tu kuruar, asisend më pak se kjo e “krenaristit” tonë të shfazuar. Ndryshimi i individuales me të tërën ekzistenciale, ketu te ne lexohet bujshëm.
Besuam kolektivisht mizën dhe mizërinë e m…, punëtore sipas krye-mizakut,(jo të mjaltit, thonë shumë tani) dhe na ngau në “drejtimin e…duhur” duke përfunduar në m…,dmth mizerje, ketu ku jemi.
Dhe nuk është hera e parë që vjen Amerika Europa, bota e progresit dhe na gjen në të njejtën “brimë” të qelbur.
“Me zgjedh, -na thonë fjalën e tmerrshme ata nga lart.-Ose aty ku përfunduat, në mënyrë të përsëritur, ose ndryshe.”
Ata nuk e dinë sa fjalë e tmerrshme është për ne me zgjedh. “Aut-aut”.
-Hajt mos u plogështoni…
Krimin ose ndryshimin.