Messi përjetoi një natë të tmerrshme pasi Liverpul skualifikoi Barcelonën me rezultatin e thellë 4-0. Mediat raportojnë se autobusi i ekipit të Barcelonës u drejtua drejt aeroportit, ndërsa Messi ishte ende në Anfield. Futbollisti u mbajt në stadium për të bërë testet anti-doping dhe pjesa tjetër e ekipit nuk e priti. Megjithatë argjentinasi arriti t’i kapte shokët e skuadrës në aeroport dhe u nis drejt Spanjës.
La cara de Leo Messi al pasar por la zona mixta de Anfield. @ellarguero pic.twitter.com/NVrz8DG8Zm
— Adrià Albets (@AdriaAlbets) May 7, 2019