Aktualitet

Autobusi me punëtor përfundon në një kanal, disa të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 15/10/21 |
mapo.al

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.






Raportohet se autobusi i përkiste një  fabrike dhe në të udhëtonin punëtorët. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”. Raportohet se punëtorët fatkeq po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbyllur turnin e tretë të punës.


Mes të plagosurve ishte edhe shoferi i autobusit. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.







“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.




Arsyet e aksidentit nuk dihen ende.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas