Aktualitet

Autobusi me shqiptarë aksidentohet në Maqedoni, mes të plagosurve një i mitur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 26/06/21 |
mapo.al

Një autobus me turistë shqiptarë është aksidentuar këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase, të plagosur kanë mbetur disa persona, mes tyre edhe një 14-vjeçar.






I plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi i autobusit. Të gjithë turistët mësohet se janë shtetas shqiptarë, ndërsa të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.


“Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.







Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir”, kanë njoftuar autoritetet e policisë maqedonase.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në aksin Burrel-Milot, plagosen 6 persona


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas