Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan.
Në momentin që një autobus udhëtarësh, në të cilin ndodheshin 15 persona, pësoi defekt në Tregan të Elbasanit, një pasagjere ka rënë prej tij në rrethana të paqarta.
Si pasojë e plagëve të marra, pasagjerja është transportuar me urgjencë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ka ndërruar jetë.
Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë dëmtim, ndërsa shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Për ngjarjen kanë nisur hetimet.