U njoftua nisje masive nga qendra e Shkodrës pranë Teatrit Migjeni, por pamjet flasin ndryshe. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka publikuar në Facebook një video ku shihet autobuzi që niset bosh nga Shkodra.
Në komentin që shoqëron videon, Edona Bilali sqaron se shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Postimi i plotë
Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet! Shkodranët dijnë të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato janë të lodhur nga thirrjet për protesta politike e lufta konjukturale brenda llojit!
Sot në orën 15:00 sipas PD dega Shkodër, duhet të kishte 1000-1200 qytetarë shkodranë për t’iu bashkuar protestës në Tiranë por shkodranët nuk mund ti shkojnë më pas “non grata”s. Shkodra ka kauzat e veta e një pjesë e qytetarëve janë gati për protesta por jo numra, Shkodra nuk është numra e realiteti shihet qartë!