Krahasimi që Edi Rama i ka bërë vetes sot me Juventusin, është në fakt një autogol fatal. Kryeministri mesa duket është nisur nga rezultati aktual i skuadrës italiane, jo nga historia e saj, jo e largët. Rrjeti social ka zier sot pasdite pas deklaratës së tij, sikur ekipet e tjera meqë nuk e mundin dot, po djegin fanellat e po kërkojnë anullimin e kampionatit, duke aluduar për vendimin e opozitës për lënien e mandateve. Dy gazetarë të njohur, Klodian Tomorri dhe Ilir Babaramo, i kanë kujtuar Edi Ramës se pikërisht për shkak të vjedhjes së ndeshjeve dhe blerjes së arbitrave, Juventus u dënua, dhe përfundoi shumë kohë në serinë B.
Kur të flet Frojdi, thotë Tomorri, i cili shton se: “Ky po e pranon vete qe i kam vjedhur zgjedhjet. Shih ca krahasimi bën. Juvja është e denuar me vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në Itali për vjedhje të kampionateve, dhe organizate kriminale”.
Ndërsa Babaramo edhe pse e pranon se nuk është një njohës i mirë i futbollit, thotë se një gjë e mban mend mirë. “Në fakt kam 30 vjet që nuk shkoj në stadium, por për një gjë jam i sigurtë, se cfarë i ka ndodhur Juventusit thuajse 10 vjet me parë. Kishte blere, ndeshjet, arbitrat. Në mos gabohem skandali quhej Calciopoli. Kishte plot përgjime që u bënë publike. Kampionati nuk u anullua. Juventusit i hoqën titullin dhe e zbritën në kategorinë e dytë”.
Të gjitha këto me siguri i di dhe Edi Rama. Po krahasimi që bën, është pjesë e strategjisë së tij për të zhdramatizuar një situatë, një krizë politike që në fakt është nga më të rëndat që ka kaluar vendi.
Bashkelidhur