Aktualitet

Automatik dhe kanabis në banesë, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Mat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 13/10/21 |
mapo.al

Një 33-vjeçar me iniciale GJ.D. është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Mat policia ka gjetur dhe sekuestruar 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva si dhe një armë zjarri automatik pa leje.






Tashmë policia po punon për kapjen e 33-vjeçarit. Ndërkohë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.







Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në bazë dhe bashkëpunimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.




Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje.



Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. D., 33 vjeç, dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

11


Etiketa: ,

Pas