Një automjet u përfshi nga zjarri mesditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Piramidës. Makina ka qenë në lëvizje në momentin kur kanë nisur flakët. Policia ka dhënë detajet e para nga kjo ngjarje, duke sqaruar se automjeti drejtohej nga një grua, L.H. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shjërbimit zjarrfikës.
Tiranë / Informacion paraprak
Sot , me datë 14.02.2020, rreth orës 13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H, ka marrë flakë në lëvizje. Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit. Sherbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
Makina përfshihet nga flakët pranë Kryeministrisë, vonohet zjarrfikësja (FOTO)