Rëndohet bilanci i aksidentit në Shkozet, ndërron jetë një tjetër i mitur
Një aksidenti i rëndë ndodhi në orët e vona të së martës në pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet, Durrës.
Një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një motor me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes humbi jetën pasagjeri që ndodhej në motor shtetasi F. K., 15 vjeç, ndërsa u plagos i mituri tjetër D. H. 13 vjeç.
Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.