Aktualitet

Autoportreti “Diego dhe unë” shitet me çmim rekord














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 26/09/21 |
mapo.al

Një autoportret i piktores meksikane Frida Kahlo, i cili portretizon bashkëshortin e saj, Diego Rivera, në mes të ballit të artistes, pritet të thyejë rekord në ankand, duke u bërë vepra më e çmuar e artit në Amerikën Latine që del në shitje.






Shtëpia e Ankandeve “Sotheby’s”  tha se piktura e vitit 1949 e  titulluar “Diego dhe unë” del në shitje me një vlerësim fillestar mbi 30 milion dollarë. Nëse arrin diku afër këtij vlerësimi, do të thyejë rekordin e ankandit të artistëve të Amerikës Latine, të mbajtur aktualisht nga një pikturë e Riveras.


Anna di Stasi, drejtoreshë e artit të Amerikës Latine në “Sotheby”, tha se Kahlo ishte një “ikonë globale e artit modern” dhe vepra mishëroi “interpretimin e detajuar, ikonografinë komplekse dhe rrëfimet thellësisht personale që janë shenja dalluese të pikturës së saj të pjekur”.







Kahlo u njoh për herë të parë me Riveran në vitin 1922. Ai ishte një artist mural me famë botërore, dhe 36 vjeç.  Ndërsa ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ishte magjepsur menjëherë prej tij. Ata u prezantuan përsëri në 1928 dhe u martuan vitin pasardhës.



21




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas