Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Autopsia mediatike e artistit

by mapo.al
20/11/2014
in Op Ed
0

gilman-bakalli

Nga Gilman Bakalli



Vdiq Dr. Flori. Vdiq një artist jashtëzakonisht simpatik dhe frymëzues. Por fatkeqësisht, edhe i madh dhe i denjë për t’u shtrirë në bankën e autopsisë mediatike. Si çdo artist i madh, para se të shijonte paqen e amëshueme dhe të fillonte jetën e tij të re në kujtesën e atyre që la pas, dr. Florit iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes brutale klinike të gazetarisë. Gati për gostinë mortore? Fillojmë! Heroi ynë gazetar nxjerr skalpelin e tij të mprehtë nga çanta me shumë xhepa dhe fillon ta çajë trupin e kufomës për të hetuar shkaqet e vërteta të vdekjes. Është skenar i njohur. E njohim jo vetëm ngaqë është i përditshëm, por edhe i përbotshëm. E njohim nga përrallat e moçme. Diku pllakos një fatkeqësi. Dhe heroi niset të zbulojë shkakun. Nuk kthehet në fshat pa e gjetur shkakun e fatkeqësisë. Heroi i përrallave është zakonisht tip i heshtur, s’i ka qejf  fjalët, do veprat. Nuk humb kohë duke folur për shkaqe e për shkaktarë. Niset për t’u ndeshur me të keqen – kulçedrën, shtrigën, dragoin – dhe nuk kthehet mbrapsht pa triumfuar me mbi të. Ose vdes.

Ndryshe nga heroi i përrallave, heroi ynë gazetar është tejet laboratorik dhe steril. Skalpelin e ka të mprehtë, sidomos për raste tragjike, siç është vdekja e parakohshme e një artisti. Kërkon shkaqe. Nuk mjaftohet me një shkak të vetëm të vdekjes. Vdiq nga takikardia? Takikardia i duket shumë prozaike. Nuk shitet mirë si shkak. Është i rëndomtë. I duhen më shumë. E shtyn më thellë skalpelin dhe kërkon më tej. Vdiq nga mungesa e një ambulance? Akoma më i rëndomtë si shkak. Vdiq nga pakujdesia e mjekëve? Nuk përbën më lajm mjeku sharlatan dhe shakllaban. Duhet gjetur diçka tjetër, duhet një shkak më artistik, më heroik. Vdiq nga dëshpërimi për fëmijën e sëmurë? Vdiq ngaqë kishte shitur shtëpinë për të siguruar para për kurimin e fëmijës së sëmurë? Bah! Artisti si një familjar i rëndomtë që kthehet në darkë në shtëpi dhe kujdeset e shqetësohet për fëmijën?! Vdekje e rëndomtë, nuk e përtyp dot njeri! Duhet gjetur një shkak i mirëfilltë artistik, duhet një vdekje e mirëfilltë artistike si e gjithë artistëve të kësaj bote. Vdiq nga overdoza e kokainës? Ok, ndalemi këtu….me këtë jemi brenda kornizës së përbotshme të artistit. E ndërpresim operacionin. Skalpeli i gazetarit ndalet e nuk shkon më thellë se kaq, sepse e kupton se nuk ka bythë ta ftillojë lëmshin e ngatërruar të shkakut të shkaqeve të shkakut. Pjesën tjetër të autopsisë e vazhdon turma e ndërsyer mediatikisht, e cila e vazhdon obsesionin gazetaresk të kërkimit të shkaqeve duke e banalizuar serinë e pyetjeve deri në absurd. S’kishte ambulancë? Po pse nuk kishte një ambulancë? Po sepse ambulancës i mungonte karburanti, pra! Po si dreqin i mungonte karburanti asaj urgjence? Po sepse ministria e shëndetësisë s’e paska hapur akoma tenderin për firmat furnizuese me karburant për ambulancat e urgjencës! Po pse ishin të pakujdesshëm mjekët? Po sepse ishin ca mjekë të rinj që sapo kishin filluar punë pas zgjedhjeve të reja! Po si vdiq nga takikardia? Ngaqë mori overdozë kokaine! Po pse mori overdozë kokaine? Po sepse, në fakt, kishte përdorur nga ai malli i lirë, jo nga ai që marrin politikanët! Jo, jo, në fakt ai kishte kohë që nuk pinte më nga ai malli, po vdiq nga mërzia. Po pse ishte i mërzitur? Po sepse s’kishte para? Po ç’i duheshin paratë? Po sepse djali i sapo lindur kishte probleme shëndetësore dhe duhej dërguar për kurim jashtë shteti! Po pse drogë? Po sepse sistemi social që kemi ngritur….Po pse ta dërgonte jashtë shteti? Po sepse sistemi shëndetësor që kemi ngritur…

Duhet frenuar urgjentisht obsesioni i gazetarisë autopsiste për të penetruar aty ku nuk i takon. Detyrimi gazetaresk për t’iu përgjigjur “pse”-së në skemën e njohur të ndërtimit të lajmit përmbushet nga përgjigja “vdiq për shkaqe ende të panjohura”. Dua që vdekja e artistit të jetë po aq estetike sa ç’ishte frymëzues arti i tij për aq kohë sa ishte gjallë. Nuk dua që edhe vdekja e artistit të shtrydhet në kategorinë stereotipike gazetareske “të motiveve të dobëta”, për të cilat më shumë jetojmë sesa vdesim.

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?
Kryesore

Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?

27/09/2022
Next Post
Media-Goliathi dhe Davidi letrar

Media-Goliathi dhe Davidi letrar

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In